(VIDEO) Komisioni vendosi, nuk do të ketë masa të reja për shkak të variantit të ri “Omikron”

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe situaten epidemiologjike e cilëson stabile, duke sqaruar se javën e kaluar kishte 5 për qindë raste më pak.

Për variantin e ri të koronavirusit që po përhapet, ministri Filipçe tha se është ende herët që të miren masa të reja , edhe pse disa vende kanë filluar masat për mbrojte nga mutacioni i ri i virusit.

VENKO FILIPÇE- MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Është e dukshme se lloje do të paraqiten edhe në të ardhmen. Mbetemi me këto masa, e ndjekim situatën ende është herët, nga ajo që e dimë, mendoj se nuk ka nevojë për restrikcione të reja”.

I pari i shendetësisë më tejë deklaroi se nesër në qeveri do të diskutojnë për stimulimin financiar për mjekët e përgjithshëm, të cilët do të marin 30 denarë për pacient, nësë arrin ti bindin 70 për qind e pacienteve të tyre që të vaksionohen.

VENKO FILIPÇE- MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Përfshihen rreth 1 500 mjekë amë . Ky do të ishte një bonus që ata do të merrnin. Tashmë kam biseduar me disa kolegë të mi. Ata duhet t’i bindin qytetarët që të vaksinohen me komunikim, apel, thirrje. Do të flasim me qeverinë për të gjitha masat e propozuara. Do të jetë një fokus më i madh. Mjekët amë  kanë të drejtë absolute të motivojnë pacientët që të vaksinohen”.

Ndërkohë edhe mbyllja e kufirit dhe karantinimi i udhëtarëve sipas Filipçes nuk do të jap rezultate dhe kështu për momnetin nuk mendojnë për një gjë të tillë.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like