(VIDEO) Komisioni nuk rekomandon masa të reja kundër Kovid 19

by admin
Spread the love




Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomadon masa kufizues ndaj Kovid-19. Komisioni në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar gjendjen epidemiologjike në vend, dhe ka konstatuar se javën e kaluar ka pasur një rritje të lehtë të numrit të infketuarve, respektivisht 8.5 për qind, që është një rritje dukshëm më e ulët krahasuar me javën e kaluar. Nga atje thonë se vendi jonë është në fazën e transmetit të gjerë, me kapacitete adekuate reagimi.

KOMISIONI PËR SËMUNDJE INFEKTIVE

“Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen me ndërgjegje dhe të respektojnë masat që janë në fuqi, domethënë mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore, farmaci, në transportin publik dhe në ambientet e kujdesit familjar. Është e një rëndësie të veçantë që qytetarët që kanë simptoma ose dyshojnë se janë COVID-pozitiv, të sillen me përgjegjësi dhe të mbrojnë njerëzit përreth tyre duke shmangur kontaktin e ngushtë me persona të tjerë dhe duke qëndruar në dhoma të mbyllura pa maska”

Apeli për kujdesje mbetet për të gjithë qytetarët, veçanërisht për qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikuar. Ndërsa autoritetet shëndetësore gjithashtu vazhdojnë apelin për vaksinimin kundër kovid-19.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like