(VIDEO) Komisioni Europian ka gjetur një sërë mangësish gjatë skriningut

by admin
Spread the love

Komisonit Evropian ka numëruar një sërë mos-përputhjesh me standardet evropiane në fushën e zgjedhjeve, mediave gjatë fushatës zgjedhore dhe financimin e partive politike në raportin e publikuar për skriningun e klasterit një për Maqedoninë e Veriut.  KE-ja në raport ka vlerësuar se vendi duhet t’i adresojë në kohë dhe në mënyrë transparente rekomandimet e nxjerra nga OSBE/ODIHR në konkluzionet e raundeve të ndryshme të vëzhgimit të zgjedhjeve. Gjithashtu është rekomanduar që të fillojë veprimi për vetërregullimin e mediave dhe transparencë më të madhe gjatë reklamave politike.

RAPORTI I KE-SË

Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve duhet t’i ndahen burimet e nevojshme në kohën e duhur për të kryer mandatin e tij në mënyrë efikase dhe të pavarur. Saktësia e regjistrit të zgjedhësve duhet të vazhdojë të përmirësohet përmes kontrolleve sistematike, rishikimeve dhe përditësimeve të të dhënave. Duhet të vazhdojnë të bëhen përpjekje të fuqishme nga autoritetet për të kundërshtuar çdo formë presioni mbi votuesit dhe punonjësit e sektorit publik dhe privat, duke përfshirë blerjen e votave.

Komisioni Europian vlerëson se veprimi për vetërregullimin e medias duhet të rifillojë dhe të prodhojë rezultate praktike në avancimin e standardeve profesionale të gazetarisë. “Duhet transparencë më e madhe në lidhje me reklamat politike”, theksohet në raport.

RAPORTI I KE-SË

Është e rëndësishme të trajtohet dezinformimi gjatë fushatave zgjedhore. Mediat online nuk drejtohen nga një ligj specifik dhe ka pikëpamje të ndryshme për nevojën për rregullim, veçanërisht duke pasur parasysh kërcënimet në rritje nga dezinformimi.

Kuadri ligjor për financimin e fushatës zgjedhore ka një sërë boshllëqesh, vlerësohet në raport. Për të rritur transparencën, Kodi Zgjedhor, duhet të kërkojë zbulimin e plotë të të gjitha llojeve të të ardhurave dhe shpenzimeve të fushatës nga garuesit. Raportet e financimit të fushatës duhet të përfshijnë një ndarje të shpenzimeve sipas zonave zgjedhore dhe afati për dorëzimin e raporteve përfundimtare duhet të shkurtohet për të pasqyruar praktikat e mira ndërkombëtare. Raporti thekson se Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit duhet të zbatohet plotësisht dhe KSHPK-ja duhet të forcohet, të mbështetet dhe të ketë burime adekuate. Gjithashtu nënvizohet se duhet të vazhdojnë përpjekjet për të përmirësuar efikasitetin e sistemit demokratik, duke përfshirë transparencën në financimin e partive politike. /SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like