(VIDEO) Kolla e keqe po përhapet, sidomos të fëmijët

by admin
Spread the love

Situata e infeksioneve të kollës së keqe, vazhdon të jetë në vëmendjen e opinionit publik në Maqedoninë e Veriut. Numri i rasteve të reja, sipas raporteve të fundit nga Institutit për Shëndet Publik, vazhdon duke u rritur. Ata thonë se në raportin e datës 7 mars, u raportuan 50 raste të reja me kollë të keqe, ku shumica e këtyre rasteve u lokalizuan në Shkup, me 43 raste, ndërsa të tjerat u raportuan në qytete të ndryshme si Tetova, Gostivari, Koçani, Kavadar, Kumanova dhe Manastiri.

Theksojnë se mosha e të sëmurëve shkon deri më 40 vjeç, por se më shumë raste hasen tek fëmijët në grupmoshën 10-14 vjeç.

Institutit i Shëndetit Publik

“Ndër të sëmurët, pesë persona janë shtruar në spital, duke përfshirë katër fëmijë nën një vjeç dhe një person në grupmoshën 1-4 vjeç. Mosha e përgjithshme e të sëmurëve shkon deri në 40 vjeç, por numri më i madh i rasteve është tek fëmijët në grupmoshën 10-14 vjeç”.

Nga Instituti për Shëndetin Publik raportojnë se në përgjithësi, deri në datën 7 mars, numri i rasteve të regjistruara të kollës së keqe në Maqedoninë e Veriut është 173, me një incidencë prej 9.4 për 100,000 banorë. Sipas tyre, ndër faktet më shqetësuese është se një pjesë e madhe e të sëmurëve nuk janë vaksinuar ose nuk janë vaksinuar plotësisht sipas moshës, duke theksuar nevojën për një përqendrim të madh në fushatën e vaksinimit.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin dhe kanë nisur fushata intensive për të mbuluar personat e papërgjistruar, të pavaksinuar dhe ata që kanë nevojë për rivaksinim. Thonë se kjo përfshin edhe shqyrtimin e pikeve të vaksinimit në të gjithë vendin dhe thirrjen e qytetarëve për të marrë vaksinën sipas kalendarit kombëtar të imunizimit. /SHENJA/

MARKETING



You may also like