(VIDEO) KE: Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur në fushën e bujqësisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, vlerëson Komisioni Evropian  në Raportin e fundit të Progresit. Sipas Komisionit, është arritur njëfarë progresi gjatë periudhës raportuese. Është përmirësuar përthithja e fondeve të BE-së, në kuadër të IPARD 2, por duhet të sigurohen burime shtesë të personelit dhe të zgjerohet zbatimi i IPARD 3 për shfrytëzim të plotë të mundësive të disponueshme të financimit.

KOMISIONI EVROPIAN

“Strategjia kombëtare për bujqësi dhe zhvillim rural 2021-2027, e miratuar në vitin 2021, duhet të plotësohet me një Plan veprimi dhe buxhetim për të siguruar zbatimin e duhur, me një sistem monitorimi dhe raportimi. Duhet të miratohet gjithashtu një ligj për të harmonizuar skemat kombëtare për mbështetje të fermerëve me drejtësinë e BE-së”.

Komisioni vëren progres në përmirësimin e cilësisë së të dhënave të Regjistrit të fermave, por gjithashtu progres të kufizuar në aspektin e ndërveprimit ndërmjet Regjistrit të fermave dhe Sistemit të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve për sa i përket cilësisë së të dhënave për kafshët.

KOMISIONI EVROPIAN

“Kapacitetet administrative mbetën të pamjaftueshme edhe krahas potencialit sektorial për produktet tradicionale dhe emërtimit të origjinës. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të krijuar kuadrin legjislativ, duke përfshirë pijet alkoolike, si dhe për të siguruar mbrojtjen e treguesve gjeografikë në përputhje me ligjin e BE-së”.

Sa i përket bujqësisë organike, thekson Komisioni, legjislacioni, organi kompetent, organet e kontrollit, si dhe sistemi i akreditimit dhe certifikimit janë krijuar dhe janë funksionalë, por nevojitet një ligj i ri i harmonizuar me BE-në.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like