(VIDEO) Katër ditë kërkime, ende asnjë gjurmë nga 22 vjeçari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Vazhdojnë edhe sot kërkimet për gjetjen e drejtuesit të mjetit që më 27 shtator ra në lumin Vardar, në afërsi të Zhelinës. Nga ora 9:00 e mëngjesit, 50 pjesëtarë të Forcave të Armatosura kanë dalë në terren dhe do të vazhdojnë të bëjnë kontroll tokësor. Nga Stacioni Policor i Zhelinës janë 8 persona, nga Stacioni Policor i Jegunovcit 8 persona dhe nga Stacioni Policor i Tetovës janë 4 persona.

Pritet të mbërrijnë edhe zhytës nga Ohri, por përveç kësaj do të arrijë njësia speciale e quajtur “Tigri” me zhytësit e tyre. 8 persona nga ISHS I Tetovës dhe 8 persona nga ISHS I Kumanovës do të bëjnë kërkime në  tokë. Disa persona do të bëjnë kërkime tokësore në Liqenin e Zelenikovës dhe 2 zhytës të tjerë do të kryejnë kërkime në ujë. Një ekip prej 6 zjarrfikësve do të kryejë kontrolle tokësore përreth lumit. Një ekip nga ISHS i Zhelinës do të ndihmojë në kërkim me 20 detektorë.

Më 27 shtator, 22-vjeçari nga Kumanova doli nga autostrada Tetovë-Shkup, nga ura në Zhelinë dhe ra në ujërat e lumit Vardar. Ai ka udhëtuar në Tetovë për të paguar semestrin e fundit për fakultetin ku ka studiuar. Herën e fundit që kishte dëgjuar nga babai i tij ishte rreth orës 8:30 të mëngjesit.

Medina Ajeti /SHENJA/ 


You may also like