(VIDEO) Kaevski: Kryetarët nga VMRO-ja po godasin xhepat e qytetarëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në mes të krizës, në vend që të ndihmojnë qytetarët, kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe drejtorët e tyre të emëruar nga partia godasin xhepat e qytetarëve, duke i rritur çmimet e shërbimeve komunale. “Shtipi, Prilepi, Ohri, Velesi, janë vetëm disa nga komunat ku kryetarët e VMRO-DPMNE-së kanë rritur seriozisht çmimet e shërbimeve komunale dhe transportit të organizuar publik”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË

 “Për një vit komunat e udhëhequra nga VMRO-DPMNE kanë stagnuar dhe faji për këtë është paaftësia e kryetarëve dhe përulja e tyre tek kryetari i lartë Hristijan Mickoski, kryetarët nga VMRO- DPMNE-ja me urdhër të Mickoskit po shpenzon miliona euro në mes të krizës për punësim partiak dhe pastaj kërkon para dhe ndihmë nga Qeveria”.

Kaevski tha se për këtë parti nuk janë të rëndësishme qytetarët, por vetëm interesat e Mickoskit dhe pasurimi personal i një grupi të caktuar të njerëzve të afërt me të. Ai vlerësoi se VMRO-DPMNE ka treguar se është “e njëjta parti e pareformuar e cila I ka mbërthyer komunat, i ka partizuar ndërmarrjet publike dhe punon për interesin e Mickoskit”.

Për vetëm një vit kryetarët e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoski krijuan kaos të plotë nëpër komuna. Ndërmarrje publike jofunksionale, shërbime më të shtrenjta dhe më cilësore për qytetarët, pa projekte, pa investime, pa zhvillim, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like