VIDEO/ Juventusi ndërron maskë në Champions League, strategjia e Allegrit del fituese kundër Chelsea-t – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventusi ka rikthyer përsëri gëzimin në fytyrat e tifozëve bardhezi. “Zonja e vjetër” duket sikur ndërron maskë në Champions League, teksa në këtë kompeticion po paraqitet tërësisht ndryshe nga ç’po bën në kampionat. Strategjia e Allegrit del fituese mbrëmjen e sotme, ku Juventusi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Chelsea-n.

Blutë e Londrës kanë dominuar takimin, por në fund nuk ia ka dalë të tundë rrjetën e kundërshtarit. Fatin e takimit e vendosi ai gol i ardhur vetëm 10 sekonda pas nisjes së pjesës së dytë. Një aksion perfekt i bardhezinjve u finalizua me gol nga ana e Chiesa-s. Juventusi grumbullon tashmë 6 pikë të plota dhe mban kreun në grup./Halit Delibashi-Shqip/

You may also like