VIDEO/ Juventus pas “Zikaltërve”, “Zonja e Vjetër” e mbyll me “klas” vitin 2023

by admin
Spread the love

Nuk mund të kishte mbyllje më të mirë të këtij viti kalendarik. “Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur një fitore të madhe, mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa në “Allianz Stadium” të Torinos mposhtën me rezultatin minimal, 1 me 0, “Verdhekuqtë” e Roma-s, në përballjen e javës së 18-të të Serie A, e të fundit për vitin 2023.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 47’-të të pjesës së dytë, ku pas një pasimi fantastik të “bomberit” serb, Dusan Vlahovic, “fantazisti” francez i mesfushës, Adrien Rabiot dërgon topin pas shpatullave të portierit Rui Patricio, me një goditje fantastike, duke marrë fillimisht avantazhin e më tej duke “vulosur” fitoren ndaj kryeqytetasve.

Falë këtij rezultati, “Bardhezinjtë” e Juventus ngjiten në kuotën e 43 pikëve, me “Zonjën e Vjetër”, që e mbyllë këtë fazë të parë të kampionatit, si nënkampione e dimrit, duke u renditur vetëm 2 pikë poshtë “Zikaltërve” të Inter, kryesues të tabelës. Në krahun tjetër, Roma mbetet në vendin e 7 të renditjes,me 28 pikë, po aq sa Napoli i një vendi më poshtë e vetëm 1 pikë më pak se Atalanta e vendit të 6-të. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

You may also like