(VIDEO) Javën e ardhshme mund të ketë shumicë të re

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zoran Zaev ka vendosur përfundimisht të mos jetë kryetar I LSDM-së dhe kryeministër I vendit. Pas takimit të mbrëmshëm me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, ai tha se do të kërkojë nga organet e partisë që të martën të mbledhjen e komitetit qengror dhe ekzekutiv të konfirmojnë dorëheqjen e tij dhe të nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri. Lideri i ardhshëm i LSDM-së, sipas Zaevit, duhet të jetë kryeministër i ardhshëm që do të formojë qeverinë e re.

Zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski i cili e shoqëroi Zaevin në takimin me Gashin përflitet si mandatar i ardhshëm. Për momentin ai nuk komenton asgjë dhe thotë se i respekton vendimet e organeve të parties. Sipas tij vëmendja është përqendruar në formimin e shumicës stabile.

DIMITAR KOVAÇEVSKI

  “Tani të gjithë në qeveri jemi të përkushtuar në sigurimin e një të ardhme stabile dhe evropiane. Unë mora pjesë në bisedimet mes Alternativës me qëllim që ta rrisim shumicën”.

Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevaska tha se  përpjekjet e LSDM-së dhe Alternativës janë të përbashkëta, ndërsa ajo nuk do të kandidojë për kryetare të LSDM-së.

SANJA LUKAREVSKA

“Në periudhën në vijim do të shohim se si do të zhvillohen gjërat në Parlament. LSDM nuk bën lëshime në negociatat për zgjerimin e opozitëss. Përpjekjet me Alternativën janë të përbashkëta për ne, dhe ky është procesi i integrimit evropian dhe politikat progresive në vend. Për momentin kryeministër dhe lider i partisë është Zoran Zaev. Unë nuk do të kandidoj për kryetar”.

 Ndërkaq, VMRO këmbëngul në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tyre loargimi I Zaevit nuk do të thotë edhe largim I Zaevizmit.

Mbrëmë kryeministri Zoran Zaev takoi  kryetarin e Alternativës Afrim Gashi.  Takimi i parë nuk rezultoi me ndonjë marrëveshje për pjesëmarrjen e mundshme të Alternativës në Qeveri, përkundër ofertës së kryeministrit. Alternativa është paraqitur me kërkesa programore, por edhe me kërkesa për garanca të forta se nuk do të përsëriten obstruksionet me të cilat është përballur gjatë pjesëmarrjes në Qeverinë “Zaev 1”.

Takimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, ndërsa kryetari i Alternativës Afrim Gashi do të raportojë të martën para kryesisë qendrore për vijimin e bisedimeve me kryeministrin Zaev. /SHENJA/

The post (VIDEO) Javën e ardhshme mund të ketë shumicë të re appeared first on TV SHENJA.

You may also like