(VIDEO) Java çame në Shkup, hapet ekspozita për Çamërinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe këtë vit,  nga data 22 deri më 27 qershor është organizuar në Shkup “Java Çame”. Në Kala të Shkupit, sot u bë Hapja e Elsopozitës për Çamërin, ku qytetarët patën fatin të shohin figura historike dhe vendbanimet ku kanë jetuar çamët.

Një ndër organizatorët , Erduan Dauti, tha se aktivitetet për Javën Çame kanë filluar që dje. Ai sqaroi se kanë zbukuar disa pjesë të Çarshisë së Shkupit me disa pankarta edhe pse të njejtat janë larguar nga organet e rendit.

ERDUAN DAUTI-ORGANIZATOR I JAVËS ÇAME 01.06

“Ky është viti I dytë që organizojmë “Javën Çame”, ndërsa pritjet nga qytetarët janë të mira, mirëpo edhe këtë vit e kemi problemin e njejtë me organet e rendit, të cilët banderolat e mëdha me simbolin “I LOVE ÇAMËRIA”, I kanë larguar nga vendi ku I kemi vendosur”.

Edhe vallet çame nuk munguan, ku për të pranishmit u përkujdesen ansambli I valleve Karshiaka.

Aktivetetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ku gjatë ditës së nesërme në ora 16.00, tek Hotel Bushi do të organizohet Panel Diskutimi , me mysafirët prof.Dr.Fehari Ramadani, Dr.Qerim Lita dhe Dr. Zejni Mazllami, ndërsa jo vetëm kaq, aktivitete do të ketë edhe gjatë vikendit, ku televizioni Shenja ekskluzivisht, për shikuesit do të transmetoj emisionin debativ kushtuar Çamëve, me historianin e ftuar Arben Llalla.

Ndërkaq, Java Çame, do të përfundojë të hënën, ku atë ditë do të bëhet edhe dorëzimi I letrës protestuese para Ambasadës Greke, në ora 13:00.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like