(VIDEO) ITSHKSH: Qyteti i Shkupit sërish vrau bredhin e Nënës Tereze

by admin
Spread the love

Bredhi i Nënës Terezë në qendrën e Shkupit, i cili është ngjyrosur me ngjyrë të bardhë, ka bërë që Instituti i Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve, të reagoj ashpër ndaj qytetit të Shkupit. ITSHKSH thekson se ende pa u tharë plagët e krimit të parë mbi bredhin e Nënës Terezë, Qyteti Shkupit, pa kurrfarë konsultimi paraprak, dhe përkundër kërkesave të njëpasnjëshme të ITSHKSH-së për një takim koordinues, vendosi që të kryej krimin e dytë mbi këtë bredh.

ITSHKSH e dënon ashpër, sipas tyre, këtë krim të dytë mbi bredhin e Nënës Terezë dhe kërkon nga autoritetet e Qytetit të Shkupit të ndalin veprimet e tyre që shumë shpejt mund të kenë një epilog përgjegjësie në bazë të Ligjit që po përgatitet, e që parasheh masa adekuate ndaj gjithë atyre që e dëmtojnë trashëgiminë e Nënës Terezë.

INSTITUTI I TRASHËGIMISË KULTURORE E SHPIRTËRORE TË SHQIPTARËVE

“Të udhëhequr nga një papërgjegjshmëri e plotë profesionale e etike, Qyteti i Shkupit përmes punonjësve të ndërmarrjeve komunale e ka shndërruar në një vend të vdekur hapësirën ku ishte i mbjellë bredhi i Nënës Terezë. Në vend se të bëhej revitalizimi i rrënjëve të këtij bredhi, punonjësit komunalë kanë hedhur tretje kimike në rrënjë dhe në hapësirën për rreth, duke e pamundësuar revitalizimin e tyre”

Ndrërkaq, në lidhje me bredhin e Nënës Terezë, nga  ITSHKSH kanë reaguar edhe disa javë më parë, të cilët e  cilësuan  si veprim të ligë prerjen e atij druri që vetë Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza e kishte mbjell në vitet 1980, ndërsa  Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së deklaroi që ai keqtrajtim ka vazhdimësi, sipas tyre, në fillim është dëmtuar pllaka përkujtimore e Nënës Terezës, ndërsa akuzuan Qytetin e Shkupit se nuk ka reaguar fare. Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like