(VIDEO) Islam Abazi është zgjedhur kryetar i prokurorisë për ndjekjen e krimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Islam Abazi, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kryetari aktual Prokurorisë së Lartë të Gostivarit mori 66 vota nga gjithsej 160 prokurorë që morën pjesë në votim. Ndëkohë, edhe një prokuror tjetër shqiptar doli mirë në këto zgjedhje. Prokurori i Shkupit, Ermon Neziri, mori 64 vota duke dalë i dyti në garë.

Ndërkohë, prokurorja Desa Paunovska nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit ka një numër njëshifror të votave, ndërsa Vilma Ruskovska, e cila deri më tani ishte në krye të prokurorisë dhe kërkonte mandat të ri, mori dhjetë vota.

Rreth 160 prokurorë nga i gjithë vendi votuan sot për herë të parë për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky proces i votimit erdhi  pasi ish kryetarja Ruskoska ishte suspenduar në gusht të këtij viti. Siç njoftoi atëherë prokurori publik Ljubomir Joveski, propozimi për inicimin e procedurës disiplinore është dorëzuar për përcaktimin e përgjegjësisë për Ruskoskën dhe dy prokurorë të tjerë publikë, të cilët dyshoheshin se me dashje dhe në mënyrë të pajustifikueshme kanë bërë gabim të madh profesional, me çka kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like