VIDEO/ Ishte dita e Uzunit! Penallti, asist dhe gol në një ndeshje, sulmuesi shqiptar merr mbi supe Ferencvaroshin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dita e sotme i përket e gjitha Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar ka qenë fytyra e Ferencvaroshit kundër Ujpestit, ku mori ekipin e tij mbi supe për ti dhënë fitoren. Që në minutën e 5, lojtari i Kombëtares kuqezi ka arritur të fitojë një penallti, e cila është përkthyer në gol nga Mmaee.

Ndërkohë kur mbetej edhe pak nga përfundimi i pjesës së parë, Uzuni jep një asist për Tokmac. Topi devijohet fillimisht nga njëri prej mbrojtësve, por përfundon në zotërim të Tokmas, që më pas e dërgon në rrjetë. E për ta mbyllur me shijen më të mirë derbin e sotëm, talenti nga Berati gjen golin në minutën e 87, kur edhe fikson shifrat në 3-1./Halit Delibashi-Shqip/

 

You may also like