(VIDEO) ISHP: Ulet për 7.5% numri i të infektuarve, rritet për 13.3% numri i të vdekurve

by admin
Spread the love




Raporti i Institutit të Shëndetit Publik  tregon se  në periudhën prej 21 deri 27 mars 2022 është rritur vdekshmëria si pasojë e koronavirusit. Sipas Institut në javën e tretë të muajit mars janë regjistruar 17 raste të vdekjeve në 8 qytete të vendit, që është 13.3 për qind më shumë në dallim nga java që lam pas. Numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup, ndërsa në bazë të moshës 16 prej tyre ishin mbi 60 vjeç, dhe një në grupmoshën 50-59 vjeç.

Ndërkaq, vazhdon të ulet numri i infektimeve nga kovid-19. Në periudhën e njëjtë kohore janë regjistruar 1.696 raste të reja pozitive me kovid-19, me rënie prej 7.5 për qind në krahasim me javën e kaluar. Numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup, me 60.8 për qind, ndërsa icidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Të infektuarit janë persona të të gjitha moshave, më së shumti  mbi 60 vjeç. Numër më i vogël I të infektuarve është regjistruar tek persona 0- 9 vjeç. Në dallim nga java e kaluar është shënuar një rritje e lehtë e  infektimeve tek personat 50 deri 59 dhe mbi 60 vjeç. Tek të gjitha grupmoshat e tjera është shënuar ulje në dallim nga java paraprake”

Gjithashtu sipas Institutit, nga 21 deri 27 mars janë shëruar 1.738 të infektuar, që është 1.7 për qind më pak, ndërsa janë regjistruar 268 ri-infektime, me zvogëlm prej 13.3 për qind.

Ndryshe, Shtabi i Përgjithshëm Koordinues për përballjen me kovid-19 në fund të javës së kaluar pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në shkollat ​​fillore, rekomandim për prezencë fizike në fakultete. shtabi i krizës po ashtu vendosi që të rritet kapaciteti i ambienteve të brendshme nga 50 për qind në 75 për qind, por edhe të shfuqizohet protokolli për objektet e hotelierisë që kërkojnë certifikatë vaksinimi për ambientet e hapura, ndërsa për pjesë të mbyllura mbetet detyrimi për posedim të detyrueshëm të certifikatës. Propozimet janë dorëzuar në Qeveri dhe pritet të miratohen kësaj jave.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like