(VIDEO) ISHP: Nxënësit u helmuan nga ushqimi në shkolla

by admin
Spread the love

Drejtoresha e institutit të shëndetit publik Marija Andonovska njoftoi se janë gjetur bakterie në ushqime dhe enët e kuzhinës së shkollës fillore ” Gjorgjia Pulevski”, në të cilën para disa ditëve 140 nxënës ishin paraqitur me simptome të njejta të helmimit. Ajo tha se ekipet e institutit të shëndetit publik kanë marrë monstra nga sipërfaqet e punës, enët, ushqimet dhe nga të punësuarit në kuzhinë.

MARIJA ANDONOVSKA, DREJTORESHË E INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK

“Pas rezultateve të marra jam inofrumar nga ana e mikrobiologëve se nga ushqimet e kontrolluara janë gjetur bakteriet Staphylococcus aureus dhe enterotoxin pozitiv. Nga të gjitha mostrat që janë marë nga sipërfaqet punuese dhe nga enët vetëm në një enë është gjetur numër i madh i bakteries aerobne mezofile, e cila tregon për kushte jo higjienike, mostrat nga duart e të punësuarve i përmbushin standardet e punës dhe mostrat nga fyti dhe hunda janë negative”.

Andonovska njoftoi se pasi I ka marrë rezultatet, ISHP ia ka dërguar ministrisë së shëndetësisë, inspektoratit shëndetësor sanitar dhe agjencisë së ushqimit. Ajo tha se ushqimet që hyjnë brenda shkollave të vendit duhet të kontrollohen më shumë.

Rreth 140 nxënës të shkollës fillore” Gjorgjia Pulevski” të premten janë ballafaquar me simptoma të njejta të helmimit. Në orët e hershme disa nga mësuesit kanë paraqitur numër të madh të nxënësve që mungojnë dhe që janë me simptoma të njëjta, pas së cilës menjëherë është mbyllur kuzhina e shkollës.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/  

 

MARKETING



You may also like