(VIDEO) Ish presidenti kroat Mesiq: Kontesti Shkup- Sofje do të zgjidhet shumë shpejtë

by admin
Spread the love

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq në një intervistë për Anadolu Agency ka komentuar kontestin Maqedoni e Veriut-Bullgari. Ai vlerëson se kjo çshtje do të zgjidhet.  “Është çështje e diplomacisë, është një çështje që do të zgjidhet, por nuk guxon të jetë një çështje që do të ndalojë hyrjen e Maqedonisë  së Veriut në integrimet euroatlantike”, tha mes tjerash Mesiq.I pyetur nëse pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datën për fillimin e negociatave me BE-në, Mesiq theksoi se procesi i integrimit evropian duhet të përshpejtohet.

Mesiq

“Mendoj se kjo duhet të përshpejtohet. Duhet të pranojmë se në BE ka një trend që BE-ja duhet të zgjerohet, ndërsa nga ana tjetër ka një trend tjetër që thotë se gjërat nuk duhet të përshpejtohen. Në fakt, ne kemi nevojë për një Ballkan që do të jetë pjesë e BE-së, dhe të tjerët mendojnë: ‘Po, po, gjithçka është në rregull, thjesht nuk duhet bërë shpejt”.

Ish-presidenti kroat Mesiq theksoi se nëse të gjitha vendet e rajonit janë pjesë e BE-së, siguria do të jetë më e madhe në vetë BE-në, por kjo nuk varet vetëm nga vendet e rajonit. I pyetur se sa ka sinqeritet tek BE-ja në raport me vendet e Ballkanit, Mesiq theksoi se nuk ka sinqeritet, por vetëm interes,

Mesiq

“Këtu nuk ka shumë sinqeritet, është çështje interesi dhe interesi, nga ana tjetër, është që vendet të komunikojnë, Evropa të jetë e sigurt, ndërsa Evropa është e sigurt kur të gjitha vendet e saj komunikojnë mirë me njëri-tjetrin.

Një nga seritë e çështjeve të hapura mes vendeve të rajonit është dialogu Beograd-Prishtinë dhe problemi i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Mesiq thekson se Serbia duhet ta pranojë realitetin se Kosova është fakt. /SHENJA/

 

You may also like