(VIDEO) Ish këshilltari i Obamës: BE duhet t’i bëjë presion Sofjes

by admin
Spread the love

Bullgarët filluan të luajnë me karta nacionaliste, që nuk është befasi. Kështu u shpreh profesori dhe bashkëpuntori  në Këshillin për marëdhënie ndërkombëtare në Washington, Çarls Kupçan, në një intervistë për MIA-n. Bashkimi Europian sipas tij duhet të bëjë presion ndaj Sofjes në lidhje me bisedimet për antarsimin e  Maqedonisë së Veriut e me të edhe të Shqipërisë, në Union. Ai madje thotë se e inkurajon administratën e Bajdenit që ta theksojë këtë dhe i bën thirrje BE-së, t’i bëjë me dije Sofjes se këto lojëra politike nuk janë të mirseardhura.

Çarls Kupçan, profesor universitar në SHBA

“Çështja për gjuhën dhe kulturën maqedonase, nëse gjuha ka qenë bullgaro-perëndimore ose nëse është e veçantë,  është debat që ngre zërin politik, por kjo çështje është plotësisht jo e duhur dhe kundër produktive. Të pengohen bisedimet për hyrjen e Maqedonisë së Veriut, me të edhe të Shqipërisë në Union për shkak të disa çështjeve historike? Kjo është pjesa ku duhet të vendoset presion i nevojshëm ndaj Sofjes , është në fakt BE-ja”.

Sipas tij, që përfundimisht të zgjidhen keqkuptimet mes Sofjes dhe Maqedonisë së Veriut  dhe Shqipërisë, për të filluar negociatat për hyrje në BE, nevojitet që Bullgaria dhe qeveritë e tjera të rajonit fuqishëm t’i përkushtohen reformave demokratike dhe luftës së korrupsionit.

Çarls Kupçan, profesor universitar në SHBA

“Edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut duhet të bëjnë një punë të madhe brenda. Të bëjnë reforma demokratike, luftë kundër korrupsionit, të lirohen nga ekonimia e padronëve, të përmirësojnë kualitetin e mediave të pavarura dhe shumë të tjera. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe vendet tjera të rajonit, duhet të harxhojnë gjithë kohën dhe energjinë e tyre në reforma duke tërhequr investime për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre”.

Kupçan është profesor në Universitetin “Xhorxh Town”, dhe është njohës i mirë i Ballkanit. Ai ka qenë i angazhuar si këshilltar për çështje evropiane në Këshillin Nacional për siguri në kuadër të administratës së ish presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like