(VIDEO) Ipeshkvia e Tetovës e pranoi vendimin për heqjen e kryqit në Kodrën e Diellit

by admin
Spread the love

Ipeshkvia e Tetovë – Gostivarit ka njoftuar se e kanë marrë vendimin nga Komuna e Tetovës për mënjanimin e kryqit të vendosur në pronën kishtare në Kodrën e Diellit. Lidhur me këtë vendim ata kanë paralajmëruar se do të parashtrojnë ankesë.

IPESHKVIA E TETOVËS

“KOM – Arqipeshkvia e Ohrit, Ipeshkvia Tetovë – Gostivar, të drejtat e tyre për të zgjidhur këtë çështje, do t`i mbrojë përmes mekanizmave juridik. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të shpeshtuara dhe t`i përkushtohen paqes dhe marrëdhënieve të mira ndërfetare”.

Ndërkaq, LSDM ka kërkuar që Koalicioni BESA – VMRO DPMNE në Tetova ta tërheqin vendimin për rrënimin e kryqit në Kodrën e Diellit duke potencuar se bëhet fjalë për pronë kishtare në oborrin e manastirit e jo për objekt.  Deputetja e LSDM, Fanica Nikoloska tha se  provokimet e kësaj natyre mund të shkaktojnë tensione me pasoja serioze.

FANICA NIKOLOSKA, DEPUTETE

“Shqetësues është fakti se të gjitha vendimet e dëmshme të Kasamit në Tetovë mbështeten nga DPMNE-ja si partner koalicioni të Besës. Pozitën më të rëndësishëm në Komunë pas Kasamit e mban Darko Kocevski I VMRO-DPMNE-së. Dyshojmë se kjo është pjesë e skenarit të dakorduar të DPMNE-së dhe Besës në fushatën parazgjedhore”.

Në ndërkohë Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se kryqit në Kodrën e Diellit nuk do t’i vijë radha të largohe. “Kryqi nuk do të bjerë. Personi i parë i Inspektoratit Komunal në Tetovë, Sadat Sulejmani, ka deklaruar se është marrë vendim për rrënimin e kryqit në oborrin e kishës së Kodrës së Diellit, por menjëherë ka shtuar se në Tetovë ka mbi 5.000 vendime për rrënime të objekteve të ndryshme dhe se kryqi do të hiqet kur t’i vijë radha. Duke pasur parasysh dinamikën aktuale të rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje në Tetovë, kryqit në Kodrën e Diellit nuk do t’i vijë kurrë radha”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook, drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov.

Ai në rrjetin social shkruan se “ndërkohë për qytetarët e Tetovës do të ishte shumë më e dobishme nëse kryetari Kasami në vend të kryqit të Kodrën e Diellit të pastronte mbeturinat e grumbulluara nëpër qytet. Kryeqi në kodrën e Diellit u vendos në muajin nëntor.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING



You may also like