(VIDEO) Integrimi i Ballkanit nuk pritet të ndodhë shpejt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Përkundër konfirmimit të politikave të BE-së për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, detajet e tjera nga Samiti në Slloveni nuk janë shumë inkurajuese për Maqedoninë e Veriut. Liderët Evropianë nuk e futën në rend dite propozimin slloven që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfundojnë integrimin deri në vitin 2030. Nga ana tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel duke folur për integrimin e Maqedonisë së Veriut, tha se tashmë është e qartë se pa zgjidhje të kontestit me Bullgarinë, nuk ka zhbllokim të eurointegrimeve.

ANGELA MERKEL, KANCELARE E GJERMANISË
“Këtu u bë e qartë se hapi i ardhshëm që duhet të ndërmerret është arritja e marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që të bindet Sofja për hapjen e konferencës ndërqeveritare”.

Përveç kësaj Merkel theksoi se një zgjidhje e shpejtë nuk është e mundur, duke marrë parasysh zgjedhjet në Bullgari gjatë nëntorit.

ANGELA MERKEL, KANCELARE E GJERMANISË
“Shpresoj që të tejkalohen problemet. Siç e dini, në Bullgari tani nuk është e mundur sepse së shpejti do të mbahen zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, kështu që në këtë kontekst tani është e pamundur të merren vendime të shpejta”.

Bashkimi Evropian dje rikonfirmoi qëllimin për zgjerim në Ballkanin Perëndimor, kërkoi tempo më të shpejtë të reformave nga 6 shtetet e rajonit dhe premtoi ndihma të ndryshme financiare për zhvillimin e rajonit. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like