(VIDEO) Inspektohet sërish vendi i aksidentit të autobusit të “Besa Transit”

by admin
Spread the love




Vendi i kobshëm ku ndodhi aksidenti i autobusit “Besa Trans”, në Bullgari, do të inspektohet sërish.  Këtë e ka konfirmuar avokati që përfaqëson familjarët e viktimave në Bullgari, Nikolaj Dimitrov, për TV 24. Po kontrollohet sipërfaqja e rrugës, shenjat dhe të gjitha elementët e tjera që mund t’i japin përgjigje pyetjes se si ka ndodhur saktësisht aksidenti dhe nga inspektimi do të tregohet se çfarë ka munguar në këtë pjesë të autostradës së Strumës dhe nëse pikërisht ajo mangësi ishte shkaku kryesor i aksidentit.

“Hetimi i përsëritur duhet të përcaktojë mangësitë e seksionit. Me kërkesën tonë është miratuar inspektimi i rrugës, jo vetëm në vendin ku ka ndodhur fatkeqësia, por edhe 3 kilometra para saj dhe eksperti ka hetuar nëse janë shkelur shenjat në këtë pjesë”, ka thënë Dimitrov.

Aksidenti ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar në orët e para të mëngjesit, kur autobusi I kompanisë “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Aty humbën jetën 45 udhëtarë dhe shoferi i autobusit, mes të cilëve  edhe 12 fëmijë, ndërsa shtatë persona mbijetuan. Prokuroria Publike e Shkupit tanimë tetë muaj e gjysmë po zhvillon hetime, por ende nuk ka përgjegjësi konkrete.

Në dhjetor, nga hetimet rezultoi se shkaku kryesor i fatkeqësisë ishte shpejtësia që nuk korrespondonte me kushtet e rrugës. Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like