(VIDEO) Iniciativa “Libra dhe mësim duhet të ketë”: Nxënësit s’kanë as tableta as libra

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Mësimi po zhvillohet me mungesë të pajisjeve themelore për nxënësit e klasave të parë dhe të katërta së shkollave fillore. Kështu deklaroi Dragana Spasevsa, koordinatore e  nismës qytetare “Libra dhe Mësim duhet të ketë”, e cila tha se prej shkollave kanë kërkuar informacione nga karakteri publik për mënyren e furnizimit të librave nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Spasovska theksoi se nga 343 shkolla që kanë pyetur, përgjigje kanë marrë vetëm prej 88 shkollave fillore, që sipas saj nga informacionet që i posedojnë, iu kanë vërtetuar dyshimet se librat e klasës së parë dhe të katërt, nuk janë libra por janë materiale mësimore.

Dragana Spasevska, kordinatore e Iniciativës qytetare “Libra dhe Mësim duhet të ketë”

“Në njoftimin prej 88 shkollave, kemi marrë këto përgjigje: Nga gjithsej 4.380 nxënës  të kalsave të katërta, vetëm 1.263 kanë marrë materiale mësimore. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë dhuruar vetëm 867 tableta, prej të cilave 581 tableta plotësues janë të siguruar nga qeverisjet lokale, si dhe 191 tableta janë siguruar me vetëfinancim”.

Spasovska gjithashtu theksoi se prej 88 shkollave, 17 prej tyre nuk kanë smart tableta, që disa prej tyre iu kanë thënë se do t’i marrin pas zgjedhjeve lokale, që sipas saj, nxënësit gjysmën e vitit shkollor do ta kalojnë pa burim edukimi. Ndërsa, prej 88 shkollave, 8 prej tyre nuk kanë pasije IT dhe komunikim teknologjik,  dy  nuk kanë interrnet dhe një pjesë e tyre kanë rrjet të dobët.

Nga nisma qytetare thanë se sot kanë paraqitur ankesë deri tek Avokati i Popullit për thyerjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të fëmijëve nga ana e organeve kompetente, gjithashtu kanë paraqitur ankesë deri tek komisioni për parandalimin e korrupsionit, nga ku kërkojnë përgjegjësi nga personat zyrtarë . dhe nëse ka bazë për vepër penale e njëjta të ngrihet.

Megjithatë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, i demantoi këto pretendime, duke thënë se nga muaji gusht i kanë servuar të gjitha nevojat, ndërsa shtoi se kanë  dhuruar 10 mijë tablete në interes për t’i ndihmur komunave në rast të mungesës së pisjeve digjitale.

Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shencës

“Të gjithë nevojat që kanë arritur deri javën e kaluar janë servuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Theksoj se të gjitha komunat që paraqesin munges dhe nuk kanë se si të gjinden, mund të drejtohen deri tek ministria. Ne jemi në komunikim ditor, dhe deri më tani nuk ka komunë që ka njoftuar se kanë nevojë për tableta ndërsa ne nuk iu kemi dhuruar”.

Carovska vazhdon me qëndrimin e saj, se mënyra më e mirë për mësim janë paisjet digjitale, dhe përderisa shkollat nuk mund të i sigurojnë nëpërmjet komunave, të njejtat do t’i sigurojë ministria e arsimit, dhe sipas saj digjitalizmi është njëra nga standartete nacionale dhe tani të miratuar nga shteti.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like