(VIDEO) Imonologu Spirovski: Vaksinat anti-kovid u zhvilluan më shpejtë sesa vaksinat tjera

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vaksina kundër Kovid-19 është efektive dhe e krijuar mirë, por nuk mund të krahasohet me efektivitetin e vaksinave kundër viruseve të tjera. Kështu deklaroi imunologu Mirko Spiroski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Sipas tij, zhvillimi i vaksinave kundër koronavirusit u bë për një periudhë shumë të shkurtër kohore, që sa më  parë të vihej në dispozicion për imunizim e popullatës, dhe kjo  ka detyruar që prodhuesit e vaksinave të krijojnë një sistem të ndryshëm, më të shpejtë, më efikas dhe rregullator, andaj siç tha imunologu, kjo është arsyeja kryesore se pse këto vaksina kundër kovid-19 u prodhuan,  tregtoheshin dhe aplikoheshin në një procedurë me të shkurtër nga testimi i zakonshëm i vaksinave në periudhën e mëparshme të njerëzimit.

Mirko Spiroski, imunolog

“Mendoj se kjo vaksinë është efektive dhe e krijuar mirë për kushte të tilla, por nuk mund të krahasohet me efektivitetin e vaksinave të tjera të prodhuara në periudhën e mëparshme në mënyrë më të saktë dhe më të kontrolluar dhe kjo është një dilemë themelore”

I pyetur në qoftëse epidemiologët tashmë e kanë kuptuar saktësisht se si kjo sëmundje sulmon njerëzit dhe si mund të parandalohet, Spiroski tha se sistemi imunitar është një mekanizëm kompleks dhe duhet ende kohë për ta kuptuar këtë.

Mirko Spiroski, imunolog

“ Analizat që janë bërë deri tani, për këto dy vite, janë bërë kryesisht për imunitetin humoral, pra atë më pak të rëndësishëm, që është në bashkëpunim me imunitetin qelizor, por nuk është dominues dhe nuk është vendimtar. Dhe për shkak të kësaj ka shumë dilema: matjet e antitrupave ndaj Covid-19, lartësia e atyre antitrupave, shumëllojshmëria e klasave që i shkaktojnë ato, imunoglobulina M, imunoglobulina G, imunoglobulina A, të gjitha këto janë studiuar në një një masë relativisht e mirë deri më sot, por imuniteti qelizor dhe bashkëpunimi i imunitetit qelizor me imunitetin humoral ende nuk janë sqaruar dhe vendosur përfundimisht në literaturën shkencore të imunitetit, do të duhet pak kohë për ta bërë këtë”

Spiroski gjithashtu shoti se më e panjohur është se si ndikojnë mekanizmat gjenetikë, sistemi i lindur, ajo që mbajmë me vete nëse dikush do të sëmuret, nëse dikush do të kalojë lehtë, nëse dikush do ta ketë më të vështirë, për të cilën gjithashtu duhet pritur edhe për një periudhë të shkurtër kohore.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

You may also like