VIDEO/ I ra në short në Kupë PSG-ja, festë e çmendur e lojtarëve të klubit të kategorisë së gjashtë

by admin
Spread the love

Kupa e Francës këtë edicion ka pasur shumë surpriza pasi në raundet e para, mes kategorive amatorë, kanë qenë shumë skuadra të vogla të cilat kanë ecur duke arritur deri në fazën e 64 më të mirave, kur në short përfshihen edhe ekipet e Ligës 1.

Dhe sigurisht, kur një klub amator përballet me një nga superfuqitë e futbollit francez ka dy anë të medaljes. Nga një anë është frika e turpërimit me një goleadë. Por nga ana tjetër, edhe mundësia e rrallë për t’u përballur me disa nga emrat më të njohur në vend.

Duket se këtë të dytën kanë menduar futbollistë e klubit të kategorisë së 6-të franceze, US Revel, kur ndoqën shortin e hedhur dje. Ai i vuri përballë PSG-së dhe lojtarët e skuadrës së vogël shpërthyen në festime të çmendura dhe në kore, duke treguar se nuk shqetësoheshin aspak për ndonjë humbje me goleadë, pasi për një ditë, do të ishin në fushë përballë Mbape & Co.

PANORAMASPORT.AL

You may also like