VIDEO/ I “humbur” prej muajsh, James Rodriguez kujton kohët e arta me një supergol – Shqip

by admin
Spread the love

Superliga greke ka zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së 15-të. Olypiacos ka shkërrmoqur me shifrat 5-0 Asteras Tripolis, në një sfidë fantastike për ish yllin e Real Madrid dhe Bayern, James Rodriguez.

Kolumbiani 31 vjeçar ka gjetur rrugën e rrjetës me një supergol në minutën e 35 të takimit. Rodriguez u bë përsëri protagonist në minutën e 68’ ku asistoi për Bakambu i cili nuk gaboi duke trefishuar shifrat.

James me këtë performancë të munguar prej kohësh, ka rikthyer në kujtesën e tifozëve kohët e tij të arta. Në Greqi kolumbiani regjistron 3 gola dhe 3 asist në 10 ndeshje.

Goli:

 

You may also like