VIDEO/ Hysaj aktivizohet titullar, Lacio mposht Torinon në transfertë dhe i afrohet zonës… Champions

by admin
Spread the love

Lacio e Elseid Hysajt, mori tri pikë të vlefshme në fushën e Torinos në ndeshjen e prapambetur të javës së 21-të të Serisë A, duke triumfuar me shifrat 0-2, teksa shkon në kuotën e 40 pikëve, një më pak se Roma e vendit të gjashtë dhe 5 pikë larg zonë Champions (Bolonja e vendit të katërt ka 45 pikë). 

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri i shënoi të dy golat në pjesën e dytë me autorë Guendouzin dhe Kataldin. Në të dy rastet ka meritë të veçantë Luis Alberto me asistet e tij. Minutat e fundit ishin të vështira për Lacion, pasi mbrojtësi Gila u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 79-të. 

Gjithsesi skuadra kryeqytetase u mbrojt mirë për të mbajtur të paprekur rrjetën, duke marrë një fitore që e fut në valle për zonën Champions. 

laciooo

Për sa i përket Hysajt, shqiptari e nisi si titullar, teksa la fushën e lojës në startin e pjesës së dytë, duke u zëvendësuar nga Laxari.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like