VIDEO / Hakimi punon në një fast food? Videoja që po çmend rrjetin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është një moment i artë për Hakimin, që po shkruan historinë bashkë me Marokun e tij, pasi për herë të parë një skuadër afrikane arrin që të kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Anësori është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së teknikut Walid Regragui dhe ka qenë protagonist në fitoret kundër Spanjës dhe Portugalisë. Tifozët janë entuziastë dhe në një video që po bëhet virale në internet, kanë gjetur sozinë e tij.

Në videon në fjalë duket një shitës në një dyqan “Mc Donalds” që ngjason shumë me Hakimin. Sapo e kanë parë, tifozët e Marokut që kanë qenë të pranishëm kanë filluar të këndojnë dhe të bëjnë video me sozinë e lojtarit. / Oversport.tv

You may also like