Video/ Grabitja dramatike e makinës nga oborri përplas të zotin në mur, thyen derën e mjetit gjatë largimit

by admin
Spread the love

Në pamje shokuese nga Britania shihej sot një grabitje e dhunshme e automjetit të parkuar para shtëpisë, teksa i zoti i mjetit që tentonte të ndalonte hajdutin përplaset prej tij në murin e jashtëm duke thyer derën e automjetit.

Pamjet e kamerave të sigurisë të postuara në rrjetet sociale reagonin burrin me veshje sportive që hap derën e mjetit fuoristradë të parkuar jashtë.

Por teksa tenton të largohet i zoti i shtëpisë vjen me urgjencë dhe hap derën për të kapur hajdutin.

Në video shihet që grabitësi ecën me shpejtësi prapa dhe përplas të zotin e makinës që mbahej te dera e hapur e pasagjerit.

Gjatë largimit dera e automjetit thyet nga përplasja me murin, duke zënën dhe të zotin e shtëpisë që shihet i plagosur dhe me krah të dëmtuar.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Doncaster në veri të Britanisë më 6 dhjetor, shkruanin mediat vendase

Në fund të videos i zoti shihet që ngrihet në këmbë, dhe duke çaluar avancon drejt shtëpisë.

Policia nuk i eshte përgjigjur interesit te mediave per ngjarjen shokuese.