(VIDEO) Gostivar, 28-vjeçari Gent Asani, u qëllua me armë zjarri në kokë

by admin
Spread the love




Qytetarët e Gostivarit mbrëmë janë shokuar nga vrasja e 28 vjeçarit, Gent Asani, i cili u qëllua derisa ishte duke hyrë në oborrin e shtëpisë së tij. Një dëshmitar i rastit ka treguar se ka dalë jashtë në momentet kur ka dëgjuar krismat.

“Dola në ballkon dhe pashë nënën e tij duke qarë pranë viktimës. Viktima ishte i shtrirë për toke. Vrapuam dhe bashkë me disa persona të tjerë shpejtuam ta dërgojmë në spital. Pasi e dorëzuam tek njësia e urgjencës, pak minuta më vonë na njoftuan që viktima nuk ka shenja jete”, ka treguar dëshmitari i rastit, për Gostivari Sot.

Sipas dëshimtarit, viktima ka kontaktuar pak çaste para aktit me familjarët. Ndërkohë, institucionet knë dhënë detajet e para për rastin.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE GOSTIVAR

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka kryer ekspertizë në vendngjarje në rrugën ‘Goce Dellçev’ në Gostivar, ku është gjetur trupi i pajetë i një 28-vjeçari me plagë me armë zjarri në kokë. I ndjeri është dërguar në qendrën urgjente të Spitalit në Gostivar nga babai i tij, nga ku është konstatuar vdekja. Në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi. Gjatë ekspertizës në vendngjarje janë gjetur gjurmë, si dhe një armë – pistoletë, e cila do të jetë objekt ekspertimi”

Prokuroria ka njoftuar se me urdhër të prokurorit publik janë siguruar video incizime nga kamerat e objekteve lokale dhe janë ndërmarrë veprime të tjera nga të cilat priten rezultate për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka dhënë detaje për ngjarjen, duke theksuar se po merren masa për zbardhjen e rastit. /SHENJA/


Lexo lajme interesante

You may also like