(VIDEO) Gjendet drogë në Tetovë, arrestohen shtatë persona

by admin
Spread the love




Arrestohen shtatë persona në afërsi të Tetovës, njofton Ministra e Punëve të Brendshme. Nënpunësit  policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme – Tetovë prej orës 23:00 të mbrëmjes deri në 03:00 të mëngjesit, kanë arrestuar shtatë persona, në afërsi të Pikë Pagesës Zhelinë dhe në rajonin e fashtit Kamjan. Të privuarve nga liria, i’u është gjendur drogë në makinat e tyre. Pas arrestimit ata janë dërguar në stacionin policor.

MPB

“Gjatë kontrollit të tyre dhe të automjeteve me të cilët ata udhëtonin, “folksvagen golf” dhe “turan” me targa regjistrimi të Tetovës dhe “BMV” me targa të Austrisë, është gjetur marihuanë, kokainë dhe një makinë thërmuese. Nga liria janë privuar E.T (22) nga fshati Pirok-Tetovë, 21 vjeçarja nga Tetova E.S., B.F. (22), E.K. (22), T.SH. (29) nga Tetova, A.K. (26) nga fshati Kamjan-Tetovë dhe J.S. (18) nga Austria”.

 

Për shtatë të arrestuarit pas  dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse për veprën “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, në pajtim me nenin 215 të Kodit Penal.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like