(VIDEO) Gjatë kësaj jave nis testimi i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Javën e ardhshme do të testohen për Kovid 19 të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke shtuar se për këtë do të marrin edhe pajtimin e prindërve. Siç sqaroi më tej, gjatë kësaj jave, do të grumbullojnë pajtimet me shkrim të prindërve, ndërsa procesi i testimit duhet të zgjas nga 10 ditë deri në 2 javë.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Sipas metodologjis që e kemi përgatitur në ministri,  në periudhën në vazhdim, do të testohen të gjithë nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme, gjithësej 8200 dhe ne pajtim me atë metodologji, në pajtim me numrin e nxënësve  nga klasa e parë deri të pestën dhe nga e gjashta deri në të nëntën, këtë javë së bashku me ministrin e  Arsimit, do të kërkojmë pajtim me shkrim nga prindërit. Aty ku nuk do të mund të merret kjo, do të kërkojmë zëvendësim të ndonjë nxënësi tjetër. Qëllimi është që me këtë përqindje të bëjmë një mostër që do të na tregoj se a kemi eventualisht bartës asimptomatik të virusit tek fëmijët”.

Ndërkaq, kryetarja e Komitetit për Imunizim Aleksandra Grozdanova bëri me dije se përveç tre kategorive tashmë të prezantuara të qytetarëve, të personave mbi 60 vjeç, punonjësve shëndetësorë dhe personat me imunitet të dobët, prej tani mund të vaksinohen me dozën e tretë edhe qytetarë të cilët vlerëzojnë se kanë rrezik për t’u infektuar me Covid.

Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit për imunizim

“Duke ndjekur praktikën e vendeve tjera evropiane dhe në SHBA, vlerësojmë se është i nevojshëm ky rekomandimi për dozën e tretë të ju jepet edhe qytetarëve tek të cilët egziston rreziku për paraqitje të Covidit, për shkak të vendit të tyre të punës, për shkak kontakteve të shpeshta që I kanë qofshin ata private apo në vendet e trye të punës. Ky rekomandim do të definohet duke marrë parasysh dy faktorë, që të mbrohemi nga variant Delta, por edhe sepse 6 muaj pas nisjes së vaksinimti tregon se efekti i vaksinës po zvogëlohet”. 

Ministri i Shëndetësisë tha se numri i personave të infektuar në ditët e fundit është stabil dhe se kapacitetet spitalore janë gjithashtu në gjendje stabile.

Sipas tij, për momentin nuk ka nevojë për shtrengim të masave restriktive për mbrojtja nga sëmundja.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like