Video/ Gjashtë turistë të plagosur kur rinoceronti u përmbys makinën në parkun indian (fotot)

by admin
Spread the love

Në pamje shihen momentet kur gjashtë turistë plagosen pasi makina e tyre e ekskursionit natyror përmbyset në një pellg teksa përpiqeshin të sprapseshin nga dy rinocerontë që mësynin drejt tyre.

Pamjet tregojnë dy bishat e mëdha që dalin nga bimësia në rrugën e parkut Jaldapara në rajonin indian të West Bengal, teksa vizitorët u bënin foto nga pjesa e prapme e mjetit.

Por guida e tyre nis të ecë me shpejtësi teksa kafshët e tërbuara mësynin drejt tyre me brirët e mprehtë të turirit.

Turistët shihen që nisin të ulërasin para se makina ‘fuoristradë’ të përmbysen në anë të rrugës me pasagjerët e bllokuar brenda saj.

Dy rinocerontët e zemëruar shihet që e ndjekin mjetin e rrëzuar.

Gjashtë njerëz u plagosën në incident dhe u trajtuan në qendrën mjekësore të Madarihat shkruan rrjeti vendas News 18.

Pas incidentit, Akash Deep Badhawan, i shërbimeve pyjore indiane tha se do të shtohen masat e sigurisë në ekskursionet e natyrës.

“Është koha të përfshihen udhëzime shpëtimi e sigurie në ekskursionet në botën e egër teksa gjithnjë e më shumë njerëz i preferojnë ato!”

Jaldapara është një park kombëtar tropikal rrëzë maleve lindore të Himalajeve, dhe strehon një numër të madh rinocerontësh të rrezikuar me një bri, si dhe elefantë aziatikë.