(VIDEO) Gërkovska: Me ligjin për masa kufizuese nuk shkelet kushtetuta

by admin
Spread the love

Personat që janë në listën e zezë amerikane me zgjedhjen e re ligjore nuk do të mund të jenë kandidatë për deputetë deri në përfundimin e procedurës ligjore, dhe do të suspendohen nga kryerja e funskioneve publike. Kështu deklaroi zëvendës kryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovsa gjatë emisionit  “Intervistë në Shenja”.  Ajo gjithashtu theskoi se deri më tani nuk ka ndodhur që prokuroria të inicojë procedurë për asnjërin nga rastet, ndërsa me ndryshimet e propozuara prokuroria do të obligohet që menjëherë të fillojë procedurën, për personat që gjenden në listën e zezë të SHBA-ve.

Sllavica Gërkovska, Zv/kryeministre për qeverisjen e mirë

“Duke patur parasysh se SHBA janë partnerët tanë strategjik, dialogun strategjik, ku një kapitull i tërë është për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vlerësojë se është e padrejtë, duke e ditur që e kemi përkrahjen e madhe nga SHBA, të vendosim SHBA-të në pozicion për të dërguar kërkesë të veçantë. Për këtë shkak kam propozuar që të zgjerohet pjesa për masat kufizuese.

Sipas saj, me Ligjin për masa kufizuese nuk shkelet Kushtetua dhe as pavarësia e shtetit, ndërsa potencoi se është e turpshme dhe nuk e di se deri ku do të shkohet nga ana e gjyqësorit me injorimin e fakteve dhe argumenteve dhe të njejtat të mos procesohen.

Sllavica Gërkovska, Zv/kryeministre për qeverisjen e mirë

“Vetë fakti që edhe Nikolla Gruevski doli me koment për Ligjin, tregon se sa në thelb propozimi dhe iniciativa e prek qëllimin. Profilet e tilla të njerëzve ndihen të kërcënuar se më në fund zgjidhje të tilla do të mundësojnë që të ketë rezultat për procedurat e tyre dhe është e dukshme se personat e tilla e nënkuptojnë sovranitetin që të mund në mënyrë sovrane t’i vjedhin qytetarët tanë”

Gërkovska tha se çdoher kur ka propozime të tilla paraqitet një grup i njerëzve dhe makineria e cila kundërshton. Kjo sipas saj ndodh pasi këto struktura  frikësohen se mund të arrij drejtësia tek ata.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like