(VIDEO) Gashi krah Erdoganit pret shiritin e “Xhamisë Barbaros Hajredin Pasha”

by admin
Spread the love

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi  mori pjesë në hapjen zyrtare të xhamisë Barbaros Hajredin Pasha në Stamboll, ku së bashku me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, Kryetarin e Kuvendit të Madh Turk, Mustafa Shentop dhe personalitete të tjera prenë shiritin e përurimit. Gashi në këtë mënyrë ka shprehur mbështetjen e tij dhe të Alternativës . Lajmin e ka bërë të ditur gashi në Facebook.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS 

“Sot kisha kënaqësi që, si mysafir i ftuar, të marr pjesë në hapjen e xhamisë Barbaros Hajredin Pasha në Stamboll, duke e prerë shiritin bashkë me Presidentin e Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, Kryetarin e Kuvendit të Madh Turk, Mustafa Shentop dhe miq të tjerë turq e të vendeve të tjera të rajonit”.

Në këtë mënyrë ai ka shprehur edhe  mbështetjen e tij dhe të Alternativës në këtë proces zgjedhor për Presidentin Erdogan.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS 

“Kjo në shenjë mirënjohjeje ndaj marrëdhënieve të mira turko-shqiptare, por edhe në relacion me shtetin tonë. Me këtë rast e urova që të dielën ai të marrë edhe një mandat dhe kjo të jetë një mundësi e re e thellimit të marrëdhënieve tona si kombe e si shtete”.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Gashi ka takuar edhe mikune tij  Dr. Mustafa Shentop – Kryetar i Kuvendit të Madh të Turqisë, me të cilin kanë biseduar edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi. /SHENJA/

 

You may also like