(VIDEO) Gajdov: Amerikanët dhe evropianët po bashkohen kundër ndikimit rus

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Samiti i Aleancës Veri-Atlantike që u mbajtë në Bruksel këtë javë dhe  ishte i pranishëm edhe presidenti i SHBA-së  Biden, të cilët diskutuan për situatën e krijuar  në Ukrainë, ishte njëra ndër temat që u diskutuan në emisionin debativ në Televizionin Shenja, ku ishte i ftuar analisti Ljubomir Gajdov.

Analisti Gajdov, tha se presidenti i SHBA-së Biden ishte i pranishën në Samitin e NATO-s në Bruksel që të merret vesh me evropianët se si amerikanët të zëvendësojnë gasin rus.

LJUBOMIR GAJDOV-ANALIST

“Takimi i djeshëm i aleatëve në NATO-s në Buksel të cilin e organizoi presidenti amerikan Biden, nuk duhej fare të mbahej, pasi që Bideni mundej edhe nga Amerika që ta bëjë këtë. Megjithatë ai erdhi në Bruksel që të merret vesh me evropianët se si amerikanët të zëvendësojnë gazin rus. Mision për biznes”.

Ai më tej deklaroi se Rusia në krye me Putinin,  jo vetëm që do të okupon Kievin, por do ta rrafshon  të tërin, me qëllim që të ndërrojë qeverinë dhe të vendos  udhëheqësi kukull besnike ndaj Moskës.

LJUBOMIR GAJDOV, ANALIST

“Do të vendos Kushtetutë, sipas të cilës nuk do të mund të jetë Ukraina anëtare e NATO-s. Para dy javëve ky cirkuzanti Zelensky pranoi se NATO nuk e do Ukrainën, prandaj as ata nuk e duam”.

Sipas analisit Gajdov gjithçka që Putin dëshiron nga Ukraina është që mos të bëhet anëtare e NATO-s.

 Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like