VIDEO/ Fundoset Juventusi, Lacio e mund me gol në shtesë në debutimin e Tudorit

by admin
Spread the love

Debutim ëndrrash për Tudor në stolin e Lacios, teksa skuadra e tij arriti të mposht Juventusin me shifrat 1-0, falë një goli me kokë të Marusiç në sekondën e fundit të lojës.

Një ndeshje me fund të çmendur, teksa Lacio i jep leksion Juventusit brenda në “Olimpico”, duke e fundosur “Zonjën e Vjetër” në një krizë të thellë. Me këtë humbje, numri i ndeshjeve pa fitore shkon në 4 për bardhezinjtë, teksa mund ta shohin veten shumë shpejt jashtë zonës Champions.

Lacio bën një paraqitje të shkëlqyer teksa i afrohet edhe më shumë Atalantës së vendit të 6, dhe në javët në vazhdim do të luftojë fort që të mund të kap një vend në Kupat e Europës.

REZULTATI  LACIO-JUVENTUS 1-0

Goli i Marusiç (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

LACIO (3-4-2-1): Mandas; Kazale, Romanjoli, Gila; Marusiç, Kataldi, Kamada, Felipe Anderson; Pedro, Zakanji; Kastejanos.

JUVENTUS (4-3-3): Sheznji; Danilo, Bremer, Rugani, De Shiljo; Mireti, Lokateli, Rabio, Kambiaso; Ken, Kieza.

PANORAMASPORT.AL

You may also like