(VIDEO) Fillkovski: Është e pashmangshme rritja e çmimit të rrymës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Është e pashmangshme rritja e çmimit të energjisë elektrike pas vitit të ri, dhe se gjendja e krizës energjetike ndodhë për shumë arsye, ka deklaruar për  Radio Evropa e Lirë,  profesori i Fakultetit Mekanik në Shkup,  Risto Fillkovski.

RISTO FILLKOVSKI, PROFESOR I FAKULTETIT MEKANIK

“Kriza energjetike në nivel ndërkombëtarë shkaktohet prej shumë faktorëve, ndër të cilat dy kanë ndikim kyç- e para është tranzicioni i shpejtë energjetik me shumë mbështetje në burimet e rinovueshme të energjisë dhe e dyta është rritja e aktivitetit ekonomik në shenjat e para të një tejkalimi të mundshëm të krizës së Covid-it”.

Fillkovski sqaron se disa nga shkaqet e krizës energjetike janë pasojat e krizës globale, por shumica janë me origjinë vendase. Profesori shprehet se nuk mund të vlerësoj nëse do të ketë rritje drastike  të çmimeve.

RISTO FILLKOVSKI, PROFESOR I FAKULTETIT MEKANIK

“Por që do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, është pothuajse e sigurt. Do të thosha se do të habitesha nëse kjo nuk do të ndodhte, edhe pse ka mekanizma që mund ta lehtësojnë sadopak atë,  e cila është në radhë të parë në duart e Qeverisë dhe Komisionit Rregullativ të Energjisë”.

Profesori Risto Fillkovski është tejet I bindur se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ndodhë, por duke lënë enigmë se sa do të jetë. Samir Mustafa, /SHENJA/


You may also like