(VIDEO) Filipçe: Masat e reja asnjëherë nuk janë marrë me vendim politik

by admin
Spread the love

Komisioni për Sëmundje Infektive do të diskutojë për nevojën për të marrë dy doza vaksinash kundër koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një pronocim për media tha se masat për mbrojte ndaj Kovid-19 nuk  janë marrë asnjëherë me ndonjë vendim politik që nga fillimi i krizës. Siç tha ata gjithmonë kanë marrë vendime sipas prizmit të epidemiologjisë, në lidhje me atë se çfarë duhet të rekomandohet, të ndalohet apo të ketë rekonstrukcione në kohën e pandemisë.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Qëllimi i njoftimit para tre deri në katër javësh, ishte që qytetarët ta kenë parasysh dhe të kenë kohë t’i marrin dy vaksinat nga ai moment, dhe kemi paralajmëruar që do të jetë diku në fund të muajit tetor ose nëntor, me ç‘rast pres që ky diskutim të zhvillohet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për sëmundje Infektive dhe epidemiologët të marrin qëndrim në lidhje më këtë”

I pyetur në lidhje me rekomandimin për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër  kovid-19 pas tre muajsh, Filipçe tha se ata i ndjekin rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare dhe se disa prej tyre rekomandojnë që ata njerëz që janë vaksinuar me Sinofarm, pak më herët duhet të e pranojnë dozën e tretë, në dallim me ata që janë të vaksinuar me Fajzer ose Astrazen e ka që duhet ta pranojnë pas gjashtë muajsh.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Është sjellur edhe një rekomandim, e cila është që të shkurtohet koha deri tek doza e tretë, për ata që janë të vaksinuar me vaksinën Sinofarm, dhe kjo tani më po zbatohet,  dje rreth 1.000 pacientë janë vaksinuar me dozën e tretë, besojë se do të ketë interes”

Kreu i Shëndetësisë, gjithashtu shtoi se është numër i madhë i të infektuarve në mesin e të pavaksinuarve,  pasi sipas tij për momentin nuk ka interes të madh  për vaksinim. Linda Ebibi /SHENJA/

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like