(VIDEO) Filipçe: Deri më tani kjo qeveri nuk ka realizuar asnjë premtim

by admin
Spread the love

Ndryshe nga premtimet për një administratë të vogël, profesionale dhe shtetërore, morëm një qeveri me katër ministri të reja dhe mundësi për qindra vende të reja pune partiake, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe duke iu referuar 100 ditëve të qeverisë. Ai shtoi se VMRO-DPMNE shpiku pozita të reja për koordinatorë kombëtarë të paguar mirë dhe kuadro partiake për strehim.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Për herë të parë në Dogana janë futur tre zëvendësdrejtorë të rinj për të kënaqur apetitet partiake të Maksim Dimitrievskit dhe VLEN-it. Një partizim i tillë brutal i organeve kryesore të shtetit është shpallje e vetëm një gjëje, e ky është krim i madh përmes këtyre institucioneve. Në 100 ditë qeverisje kemi kuptuar se sistemi meritor i VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it në fakt ka qenë sistem meritash partiake”.

Filipçe tha se pagat në përgjithësi janë ulur dhe se paga mesatare është ulur për 1000 denarë. Ai theksoi se nuk ka rritje të pagës minimale në 450 euro, që siç tha ai do të ishte realitet sot me LSDM-në. Ai tha se ka degradim të plotë të punëtorëve dhe të drejtave të tyre dhe se po kthehet politika e fuqisë punëtore të lirë.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Dhe përderisa pagat po bien dhe standardi po ulet, Qeveria as që ka mbrojtur qytetarët nga çmimet e larta dhe lakmia e tregtarëve. Masat janë të vonuara dhe joefektive. Për VMRO-DPMNE-në interesi i tregtarëve është më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve”.

Për vetëm njëqind ditë dështuan edhe premtimet për reforma në drejtësi, theksoi Filipçe. “Kanë premtuar shpërbërjen e këshillave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, megjithëse e dinin shumë mirë se nuk munden dhe nuk duhet ta bëjnë këtë. VMRO-DPMNE nuk ka ofruar një ide dhe koncept real se si planifikon të përmirësojë gjendjen në gjyqësor, edhe pse ka premtuar shumë”, shtoi ai.

Ai iu referua edhe situatës së sigurisë së brendshme. Sipas tij, për njëqind ditë VMRO-DPMEN rrugët janë bërë të pasigurta ku vrasjet, grabitjet dhe sulmet janë të përditshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like