(VIDEO) Fëmijët shqiptar të fshatit Idrizovë mund të asimilohen

by admin
Spread the love

Pas paralajmërimit të kryetarit të komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski se për këtë vit nuk ka plan për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Idrizov, kanë reaguar menjëherë banorët e Idrizovë. Kryetari i këshillit të prindërve Bajram Bejta për televizionin Shenja tha se nëse nuk ka zgjidhje për fëmijët e tyre,  që të mësojnë në shkollën Petar Petroviç-Njegosh ose të ndërtojnë shkollë të re siç u është premtuar, atëherë fëmijët e tyre  do të asimilohen duke i detyruar që të mësojnë në gjuhen maqedonase.

BAJRAM BEJTA-KRYETAR I KËSHILLIT TË PRINDËRVE-IDRIZOV

“Fshati fillimisht ka kërkuar që këtu të mësojnë  për arsye se kapacitet ka pasur gjithmonë, mirërpo fatkeqësisht qysh e mbajë mend prej 2006 të gjithë ministrat e Arsimit kanë qenë shqiptarë, asnjëri prej tyre nuk e ka dërguar asnji insepktor me kontrolluar që a është e vërtetë që nuk ka kapacitet, këtë që e shifni prapa meje këtu mësojnë nga klasa e gjashtë deri të nëntën dhe vetëm i pari ndrim, ndërsa ndrimi i dytë është krejt i lirë”.

Banorët e Idrizovës më tej dekalrojnë se nuk janë kundër askujt, ata vetëm kërkojnë të drejtën e tyre që fëmijët të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre amtare dhe në vendin e tyre.

BAJRAM BEJTA-KRYETAR I KËSHILLIT TË PRINDËRVE-IDRIZOV

“Por ne nuk duhet të harrojmë se kjo shkollë është e ndërtuar për të gjithë, jo të ketë ksi lloj diskrimini. Ne fatkeqësisht sot edhe pse mburremi shpesh si partitë politike apo si shtet që kemi arritur mi zbatu të drejtat e njerëzve në përgjithësi, në këtë rast të drejtat e fëmijëve shqiptarë që arsimohen, ne fatkeqësisht jemi tu e pa që kjo e drejtë ju mohohet dhe u mirret pa asnjë përgjegjësi nga shteti ose institucionet”.

Meqë prindërit  e nxënësve maqedonas nuk dëshirojnë që fëmijët shqiptar të mësojnë në gjuhën shqipe në shkollën Petar Petroviç-Njegosh, banorët  kanë kërkuar që atyre tu ndërtohet një shkollë e re, shkollë kjo që është premtuar që para disa viteve,por jo vetëm për nxënësit shqiptar, por një shkollë për të gjitha fëmijët e fshatit.

 “Këtu pra është vendi ku banorët e Idrizovës kërkojnë që të ndërtohet shkolla, ku në mungesë të shkollës, nxënësve të Idrizovës ju duhet shkojnë 7 kilometra rrugë për të mësuar në fshatin Ogjancë të komunës së Petrovecit”.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

You may also like