(VIDEO) Eurodeputeti Kyqyk: Angazhoni të rinjtë në kontestin Maqedoni e Veriut – Bullgari

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Propozoj të krijohet  këshill rinor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë – bisedë institucionale me të rinjtë të cilët duhet të zhvillojnë  të ardhmen e tyre në BE, pasi që besoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dialogu janë formula për sukses. Kështu është shprehur nënkryetari i ALDE, Ilhan Quçuk, i cili ishte nikoqir i konferencës “BE-Ballkani Perëndimor: rishikim dhe pritje”, që u mbajt në Sofje, Bullgari.

Ilhan Kyçyk, raportuesi për Maqedoninë e Veriut

“Duhet të ulen tensionet për të filluar me bisedën konstruktive dhe efektive. Integrimi është proces i vështirë dhe i gjatë, por me mjete të duhura, është absolutisht e mundshme. Bullgaria ka potencial dhe përvojë, ndërsa modeli i vetëm etnik, i ndërtuar dhe vendosur, mund të shërbejë  vetëm si shembull për vendet e rajonit”.

Në mbledhje mori pjesë edhe komisari për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheji, i cili në një video porosi speciale tha se BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor, sepse rajoni është pjesë e Evropës së njejtë me BE-në.

Oliver Varheji, eurokomisari për zgjerim

“Vazhdojmë të japim gjithçka nga vetja për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe integrimit të rajonit në BE. Rezultatet që i arritëm gjatë Samitit na japin arsye për krenari. Së bashku u pajtuam  për një numër të madh të masave të prekshme lidhur me implementimin e Planit ekonomik dhe investues”.

Në pres konferencë mori pjesë edhe kryetari i MRF Mustafa Karadai, sekretar gjeneral në Këshillin për bashkëpunim rajonal majlinda Bregu, kryetari I rrjetit Liberal të Europës Juglindore Roman Jakiqm nënkryetar në MRF internacionale dhe eurodeputetja Iskra Mihajllova.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like