(VIDEO) Eurodeputeti bullgar: Bllokimi i Shkupit nuk është interes kombëtar i Sofjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk thotë se nuk është në interesin kombëtar të Bullgarisë bllokimi i Maqedonisë së Veriut në rrugën eurointeguese. Për BNT bullgare, Kyuchyuk tha se  qëndrimi për negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut pas vetë Këshillit të Sigurimit konfirmon konsensusin publik në mesin e forcave politike.

Eurodeputeti shprehu dyshime për përshtatshmërinë e përcaktimit të afateve, pasi siç tha çdo politikan me përvojë e di që vendosja e afateve fsheh rreziqet e veta.

Ilhan Kyuchyuk, eurodeputet

“Më duket se në zgjidhjen e një çështjeje kaq komplekse, vendosja e afateve nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e saj, përkundrazi – problemet do të thellohen. Shmangia e afateve specifike më duket se është një pozicion më largpamës”.

Sipas tij, çështja me Maqedoninë e Veriut kryesisht zbret në dy tema kryesore – biseda për historinë, e cila është shumë e rëndësishme për fqinjin lindor, tema tjetër është biseda për të ardhmen.

Ilhan Kyuchyuk, eurodeputet

“A po e arrijmë qëllimin tonë kombëtar duke i vënë bllokadë rrugës së RMV-së, e ajo është që vendi të jetë pjesë e kësaj hapësire qytetëruese, në të cilën jemi dhe në të njëjtën kohë t’i japim shtysë zgjerimit në drejtim të Ballkani Perëndimor – për mendimin tim jo. Këto nuk janë pritshmëri dhe nuk është në interesin kombëtar të Bullgarisë”.

Sipas eurodeputetit  Kyuchyuk, duhet të gjenden perspektiva të mjaftueshme që të dy vendet të ecin drejt rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Emine Ismaili /SHENJA/.

You may also like