(VIDEO) Euroambasadori i shqetësuar përse nuk zbatohen rekomandimet e Antikorrupsionit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadori evropian në Shkup David Geer deklaroi se është i shqetësuar për zbatimin e dobët të rekomandimeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ai tha se të gjitha rekomandimet e KSHPK-së dhe të revizionit shtetëror nuk janë sekrete, por janë të disponueshme për publikun dhe qytetarët presin që ato të zbatohen në vazhdimësi.

DAVID GEER, EUROAMBASADOR

“Puna e Komisionit është e një rëndësie të madhe sepse shfaqi shqetësim dhe ngriti çështje që prekin qytetarët dhe institucionet. Është e vërtetë se të gjitha ato rekomandime që vijnë nga KSHPK dhe të cilat nuk zbatohen, janë shqetësuese për të gjithë ne”.

Ai theksoi se me kalimin e viteve përqindja e zbatimit të rekomandimeve që dalin nga KSHPK ka ardhur në rënie.

DAVID GEER, EUROAMBASADOR

“Nëse shikoni të gjitha rekomandimet që dalin nga KSHPK si dhe përqindja e zbatimit të tyre ndër vite, vërehet se nga 20% bie në 10% dhe deri vonë ishte 14%. Është vërtetë shumë zhgënjyese dhe qytetarët me të drejtë presin një nivel të lartë të zbatimit të rekomandimeve të tyre”.

Ditë më parë nga KSHPK deklaruan se që nga viti 2019 kanë hapur më shumë se 5 mijë raste, nga të cilat 2872 lidhen me korrupsionin, mirëpo deri më tani siç thanë ata, asnjë rast nën iniciativë të KSHPK-së nuk ka pasur zgjidhje.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like