(VIDEO) Euroambasadori Gir: Për anëtarësim në BE duhen institucione profesionale

by admin
Spread the love

Për anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhen institucione profesionale dhe të bazuara në merita dhe jo në interesa partiake. Kështu vlerësoi amabasadori evropian në vend David Geer. Ai theksoi se i gjithë procesi i anëtarësimit në BE ka përplot sfida, dhe se negociatat duhet të shkojnë paralelisht me reformat që i nevojiten vendit.

David Geer, ambasador evropian

“Është e rëndësishme të ketë ligje dhe zbatim të ligjeve, sepse ato janë të kota nëse nuk zbatohen. Për këtë duhet të ketë institucione adekuade profesinale dhe të bazuara në meritë, dhe jo në interesa partiake”

Ambasadori evropian në një intervistë për “MAKFAX” tha se ajo që duhet është vendosmëria e Qeverisë për të vazhduar me reformat, por kërkon edhe bashkëpuni me të gjithë aktorët politikë, mes qeverisë dhe opozitës. Ndërsa shtoi se zhvillimet politike gjat muajve të verës ishin të dhimbshme, dhe të shfrytëzuara për poena politike.

David Geer, ambasador evropian

“Diskutimet që dëgjuam në qershor dhe korrik ishin jashtëzakonisht të dhimbshme, njerëzit ishin të frustruar dhe të zhgënjyer. Sigurisht që ka pasur edhe nga ata që e kanë shfrytëzuar këtë çështje për qëllime të tyre politike, por pa dyshim ka nga ata që janë vërtet të shqetësuar. Rruga drejt BE-së nuk nënkupton humbje identiteti. Besoj se ky vend duhet të ketë besim se gjuha dhe identiteti i tij do të jenë pjesë e procesit dhe do të mbrohen. Dhe sa i përket reformave, me to vendi bëhet më i fortë, më i qëndrueshëm, i begatë dhe demokratik”

Ambasadori Geer më tej theksoi se Maqedonia e Veriut nuk duhet ta humbasë rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa reformat janë pjesë e pashmangshme e procesit së integrimit.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like