(VIDEO) Euroambasadori Gir: Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut është i përhapur në çdo institucion

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ambasadori i BE-së në vend, Dajvid Gir dhe Ministri i financave Fatmir Besimi në Qeveri  kanë realizuar takim të përbashkët me institucionet që kanë kompetencë në trajtimin e korrupsionit, në të cilin u shqyrtuan vërejtjet nga Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përgatitur nga Komisioni Evropian.

Euroambasadori Dejvid Gir tha se lufta kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme. Ai shtoi se në Maqedoninë e Veriut  korrupsioni është i pranishëm  nëpër institucione shtetërore dhe çdokund tjetër. Gir potencoi se pse qytetarët duhet të paguajnë për shërbim që shteti paguan apo më mire thënë për atë që veqmë e kanë paguar nëpërmjet tatimeve.

DEJVID GIR, EUROAMBASADOR

“Jam këtu me ju që ta shënojmë bashkërisht ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit,në kohën kur rëndësia e luftës kundër korrupsionit është shumë e pranishëm në lajme dhe në kohë kur Maqedonia e Veriut është e angazhuar në procesin e negociatave për hyrje në BE. Korrupsioni e dëmton besimin e publikut në demokraci dhe në institucionet publike dhe nxit cinizëm dhe ekstremizëm, ajo pengon në zhvillimin ekonomik, nxit pabarazi, varfëri,dhe ndarje sociale, ajo është kërcënim për të mirat publike, për sistemin tone shëndetësor për arsimin tone dhe për mjedisin jetësor”

Ministri i financave Fatmir Besimi tha se Korrupsioni si fenomen negativ kërkon qajse individuale dhekolektive që kjo dukuri të zvogëlohet apo të zhduket. Ai tha se punojnë në krijimin e  ligjeve për përmisimin e kësaj gjendje si ligji për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar, ligji për insepksion financiar në sektorin publik dhe ligji për revizion shtetëror.

FATMIR BESIMI MINISTËR I FINANCAVE

“Është mirë që flitet për temën e korrupsionit por nuk është e mjaftueshme, është I nevojshëm implementimi dhe rezultatet në luftimin e kësaj dukurie e cila është e dëmshme për shoqërinë, zhvillimin dhe  të ardhmen. Bëhet fjalë për një fenomen negative I cili ka dy anë dhe ato dy anë duhet edhe ato që e prkatikojnë edhe ato që marrin pjesë për të arritur ndonjë interes duhet të mbajnë  përgjegjësi. Kur të dy palët ti thonë jo kësaj dukurie ne do të kemi sukses në atë që e deklarojmë”.

Zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq  tha se lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i politikave dhe masave kundër korrupsionit janë një ndër qëllimet kryesore dhe prioritare.

Ndërsa euroambasadori Dejvid Gir tha se  Raporti I fundit për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përgatitur nga Komisioni Evropian  tregon se shteti ka bërë një hap të mirë në luftimin kundër korrupsionit, ku disa institucione po e luftojnë dukshëm atë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like