VIDEO epike/ Grabitësi i drejton armën, 80-vjeçari e qëllon me shotgan

by admin
Spread the love

Një ngjarje që jemi mësuar ta shohim vetëm në filma ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-së ku një i moshuar që punonte si shitës, por ishte dhe pronar i dyqanit ka qëlluar me shotgan një të ri që hyri brenda për të vjedhur nën kërcënim e armës.

80-vjeçari e kishte pikasur që jashtë grabitësin që po afrohej drejt dyqanit të tij me armë në dorë, ndërsa bëri gati armën dhe e qëlloi në krah sapo ai hyri brenda dhe drejtoi armën ndaj tij duke e kërcënuar.

“E dija që ishte nisur drejt meje dhe nuk kisha pse të prisja për më shumë. Ai ishte i armatosur kështu që qëllova. Bëra atë që duhet të bëja. Mbrojta biznesin tim, klientët, veten time,” deklaroi i moshuari.

Ndërkohë i riu u plagos në krah me vetëm një të shtënë, ndërsa në videon e publikuar nga CNN dëgjohen ulërimat e tij, ndërsa largohet me vrap.

Policia e gjeti atë më vonë, të shtruar në një spital ku po mjekohej ndërsa do të arrestohet menjëherë sapo të dalë nga aty. Ndërkohë tre bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar tashmë.

You may also like