(VIDEO) Energjia elektrike për 5500 familje nga termocentrali i ri diellor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

5500 amvisëri do të pajisen me energji elektrike nga termocentrali diellor me kapacitet 17 megavat që ndodhet në Amzabegovë të Sveti Nikollës, investim i grupacionit GENI . Ndërtimi ka filluar vitin e kaluar dhe 17 megavat energji diellore tashmë po shpërndahet përmes rrjetit, i cili është vënë në funksion tre muaj përpara afatit.

Igor Koprivarnik, kryetar i Bordit Drejtues të GENI, në konferencën për shtyp me rastin e fillimit të punës, theksoi se kapaciteti i ri është termocentrali më i madh diellor që është ndërtuar në vend dhe se është një moment historik në punën e tyre, por edhe në transformimin e gjelbër të rajonit dhe Maqedonisë së Veriut.

IGOR KOPRIVARNIK, KRYETAR I BORDIT DREJTUES TË GENI

“Qeveria ka njohur investimet në fotovoltaikët diellorë si një hap kyç në përmbushjen e objektivave të qëndrueshmërisë. Kriza energjetike i prek të gjithë, çmimi i energjisë elektrike po rritet, në fund të gushtit arriti kulmin prej 1000 euro për megavat orë, prandaj është edhe më i rëndësishëm prodhimi i energjisë diellore, çdo megavat orë është i rëndësishëm”.

Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, investimi është një hap i madh drejt realizimit të ambicieve të qeverisë për sigurimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Sot nuk po flasim për të kaluarën, por për të ardhmen. Po flasim për projekte të reja që duhet të na sjellin stabilitet në furnizimin me energji elektrike. Investimi më i madh në një termocentral fotovoltaik tregon se si funksionon një qeveri e përgjegjshme, si mund të funksionojnë institucionet në nivel shtetëror dhe vendor dhe si ka një rezultat që vjen tre muaj para afatit”.

GENI ka marrë 17 nga 35 megavat që janë ofruar në tender nga Ministria e Ekonomisë. Siç theksoi ministri, me këtë investim janë përfituar edhe 17 megavat shtesë, aq sa është bërë në 30 vitet e fundit në këtë vend.

Brenda 2.5 vitesh do të kemi një fuqi të instaluar mbi 220 megavat dhe janë duke u përgatitur thirrje të reja dhe shpresoj që mandatin ta rrumbullaksojmë me mbi 30 megavat vetëm nga fotovoltaikët, tha Bekteshi.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like