(VIDEO) Energji e lirë për prodhuesit e ushqimeve, shkollat dhe spitalet

by admin
Spread the love




Qeveria ka sjellur vendmi me çka i detyron Elektranat e Maqedonisw sw Veriut që përmes shitjeve të EMV-së deri më 30 prill të vitit të ardhshëm të furnizojë me energjil elektrike më të lirë prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, kompanitë publike të ujit, shkollat fillore dhe të mesme dhe institucionet publike shëndetësore. Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se ky vendim është marrë me qëllim që të përballohet më lehtë kriza ekonomike dhe energjetike.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Ky vendim është sjell për të parandaluar rritjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore, për të ruajtur sigurinë  dhe vazhdimësinë në furnizimin me ujë dhe pastrimin e ujit, si dhe sigurimin e energjisë elektrike për shkollat për mbarëvajtjen e orëve mësimore gjatë gjithë periudhës së vjeshtës dhe dimrit”.

Kovaçevski shtoi se kjo masë mbulon tre kategori të konsumatorëve, e para përfshinë persona fizikë dhe jurudike të regjistruar për të kryer veprimtari prioritare në fushën e industrisë ushqimore, ku çimimi i energjisë elektrike për ato do të jetë 80 euro për MËh. E dyta përfshinë ndërrmarjet publike, çmimi i së cilës do të jetë për 95 euro për MËh, dhe e treta për shkollat fillore dhe të mesme, të cilat do të kenë rrymë elektrike për 95 euro për MËh.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Për të pasur shkolla të ngrohta dhe spitale të ngrohta në këtë situatë krize, Qeveria vendosi që 365 shkolla fillore dhe 109 të mesme si dhe institucione shëndetësore t’i pajisë me çmim preferencial të energjisë elektrike nga EMV prej 95 euro/MËh. Qëllimi i furnizimit të shkollave është sigurimi i mësimdhënies, pra që të mos ketë ndërprerje të procesit arsimor për shkak të mungesës së energjisë elektrike, shkyçje për shkak të faturave të larta të papaguara”.

Gjithashtu do të subencionohen me energji elektrike 80 për qind, mbi 600 familje dhe 72 mijë kompani të vogla konsumatoire që punësojnë 98 për qind të punëtorëve në vend.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like