(VIDEO) Emisioni debativ në TV Shenja: Referendumi për autonominë politike forcon identitetin shqiptar

by admin
Spread the love




Muaj më parë u shënua  20-vjetori i Referendumit për autonominë politike territoriale të shqiptarëve në Maqedoni. Për këtë 20-vjetor dhe për tema të tjera u diskutua në emisionin debativ në televizionin Shenja, ku panelistë ishin  ish deputeti Mersim Pollozhani dhe  historiani Qerim Lita.

Polozhani sqaroi arsyet e organizimit të referendumit nga shqiptarët për autonomi politiko-territoriale në vitin 1992.

MERSIM POLLAZHANI, ISH DEPUTET

“Gjatë viteve 90-ta ishim disa të ri entuziast të cilët kishim edhe mbështetjen e diasporës dhe se kishte ardhë koha që ne shqiptarët të organizohemi. E dinim që maqedonasit nuk kishin guximin të jenë në konflikt me ne, por edhe ne nuk donim konflikt me ta. Neve na interesonte të kishim një status më të sigurt dhe të vazhdojnë shkollat që kishin filluar nga pak”.

Ndërsa, historiani Lita tha se Lidhja Komuniste e Maqedonisë u mori shumë të drejta shqiptarëve gjatë viteve të 90-ta.

QERIM LITA-HISTORIAN

“Nga viti 1986 e deri në vitin 1990 ata nuk merreshin me asgjë tjetër, vetëm luftën kundër veprimtarisë armiqësore nga pozita e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar. Në kuadër të kësaj lufte antishqiptare, u morën shumë të drejtave shqiptare. U mbyllën të gjitha paralelet në gjuhën shqipe të shkollave të mesme. Këtu ngelën vetëm në 4 shkolla nga 3 paralele në tërë Maqedoninë. Ishte gjimnazi ‘Zef Lush Marku’ Shkup, gjimnazi i Tetovës, gjimnazi i Gostivarit dhe gjimnazi i Dibrës”.

Ai më tej ende i ka të freskëta ata ndalesa nga e Lidhjes Komuniste të Maqedonisë, ku familjeve shqiptare ju ndaloheshte t’u vënë fëmijëve të tyre emra burimor shqip, si Kushtrim apo Kastriot e të tjerë.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like