VIDEO/ Elseid Hysaj heq topin me vlerën e golit të shënuar, Thomas Strakosha mban portën e paprekur – Shqip

by admin
Spread the love

Lacio ka arritur që të fitojë në shifrat 2-0 ndaj Spartak Moskës, atje ku kanë luajtur edhe dy lojtarët e Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha. Mbrojtësi shkodran e ka ngritur menjëherë nivelin e lojës nën drejtimin e Sarrit duke lënë pas periudhën negative që po kalonte te Napoli.

Futbollisti shqiptar ka qenë protagonist në minutën e 31 duke i hequr Smolov golin e sigurt. Gjithashtu Hysaj ka bërë paraqitje pozitive duke mbështetur lojën sulmuese të Lacios. Nga ana tjetër Thomas Strakosha është rikthyer si titullar duke mbajtur portën e paprekur. Gardiani shqiptar është vlerësuar me notë pozitive, megjithëse ndaj Spartak Moskës nuk paraqiti ndonjë heroizëm. /Shqip/

You may also like